Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Komunën e Podujevës një person, pasi që pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten, shkruan Gazeta Express.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
"Podujevë 02.12.2019 - 08:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje"./GazetaExpress/








