Banori i BBVK 4, Londrimi, ka qenë i ftuar special në Prive Festive, ku iu përgjigj shumë pyetjeve.
Teksa lamë pas natën e ndërrimit të motmoteve, Londrimi tha se ka mall për familjen, pasi nuk e kishte menduar të kalonte një festë të tille larg tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Unë kurrë s’e kam menduar që do ta festoja Vitin e Ri larg familjes, dhe kjo më bën të kem pak mall, por përndryshe nuk kam pishman që jam duke e pritur Vitin e Ri këtu”, tha Londrimi.
Ndërkohë, ai u pyet edhe për raportin me Klodin, për të cilin tha se ka shumë dashuri e respekt, sikur ta kishte dikë të familjes.
E sa i përket banorëve që s’mundet t’i duroj, siç thotë ai për Albën dhe Labinot Rexhën, sërish Londrimi ua uroi më të mirat.








