Lorand Gjoshi dhe Blandine Xhemajli kanë përfunduar garimin në garat e kajakimit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Kajakuesit tanë dhanë maksimumin edhe në disiplinën kros, por që nuk mjaftoi që të kualifikohen në tetë më të mirët.
Në konkurrencën e meshkujve, Gjoshi doli i 43-ti nga 52 garues, ndërsa Xhemajli e 34-ta nga 40 garues.
Vetëm 16 më të mirët u kualifikuan tutje.








