Luana Vjollca nuk di kurrë të na zhgënjejë me dukjen e saj në çdo dalje televizive.
Si duket moderatorja ka qëndruar “besnike” ndaj brand-it “Alexander McQueen”, pasi edhe këtë të shtunë në “Shiko Kush LUAN” ajo ka zgjedhur të vishet me këtë brand.
E veshur me një fustan shumë elegant “new version of Alice in Wonderland” nga McQueen, Luana na mahniti me këtë dukje por sigurisht për të shkëlqyer me kaq stil do ketë edhe një kosto monetare pak të kushtueshme.
Veshja e Luanës për mbrëmjen e sotme kushton plotë 5,700€.
Fustani “cape-style” nga McQueen ka kushtuar €4,700, ndërsa vathët “flutur” nga po i njëjti brand kushtojnë €1,000.








