Izraeli u godit dje në mëngjes nga raketat dhe sulmet tokësore nga organizata palestineze Hamas, për të nisur më pas lufta mes dy vendeve.
Kjo bëri që të gjitha aktivitetet sportive të kësaj fundjave në Izrael të pezullohen.
Por, edhe në javët në vazhdim nuk do të ketë kushte për vazhdimin e tyre pasi lufta mund të zgjasë.
Kjo situatë mund ta prekë edhe klubin e basketbollit Trepça, shkruan “Gazeta Express”.
Mitrovicasit e kanë në orar ta zhvillojnë ndeshjen e parë të sezonit të rregullt të FIBA Europe Cup nnë Izrael më 18 tetor ndaj Hapoel Galil Elion.
Por, sipas të gjitha gjasave, kjo lojë do të shtyhet për një datë tjetr për shkaqe sigurie.
Sot, UEFA vendosi t’i pezullojë të gjitha ndeshjet e parapara të luhen në tokën izraelite në afat të pacaktuar. /Gazeta Express/








