Luizi sapo dha lajmin që po pritej nga fansat: një film i ri me Kiarën Tito po vjen! Prej kohësh është përfolur për këtë projekt, ku Luizi dhe Kiara do të jenë protagonistët kryesorë, dhe duket se tani gjithçka po bëhet zyrtare.
“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë,” – kishte thënë Kiara në maj. “Është hera e parë që e them publikisht. Luizi e ka përmendur ndonjëherë në Story, por tani po flasim për diçka konkrete. Është një projekt që e kemi shumë për zemër dhe mezi presim ta realizojmë.”

Edhe pse detajet janë ende të pakta, Kiara la të kuptohet se filmi do të ketë si temë kryesore dashurinë – diçka që nuk çudit, duke marrë parasysh historinë e tyre që ka mbushur mediat rozë shqiptare.
“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda,” – shtoi ajo me një të qeshur. “Ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri?!”


Sipas burimeve të brendshme, projekti është në fazën e përgatitjes, ndërsa xhirimet pritet të nisin së shpejti. Me mënyrën sesi e formuloi mesazhin, Luizi lë të kuptohet se çdo episod dhe histori që ka mbushur mediat rreth tyre do të marrë formë filmi.
Ende nuk dihet titulli apo kasti i plotë, por një gjë është e sigurt: në shkurtin e ardhshëm, Luizi dhe Kiara nuk do të jenë më thjesht lajm – por një film! /GazetaExpress/











