Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, e ka pranuar se ka shumë pak gjasa që ai të luajë përsëri në Premierligë.
26-vjeçari i kaloi tetë vjet në Angli, duke iu bashkuar Chelseat më 2011, para se t’i përfaqësonte edhe West Bromin, Evertonin dhe Manchester Unitedin, transmeton Gazeta Express.
Në gusht të vitit 2019, Lukaku u largua nga United dhe kaloi te Interi, ku ka korrur sukses të madh në sezonin e parë në Serie A.
Përfaqësuesi i Belgjikës i ka shënuar 23 gola në të gjitha garat në sezonin 2019/20 para se ai të pezullohej për shkak të pandemisë koronavirus.
I pyetur nëse do të rikthehet në Premierligë, Lukaku tha: “Nuk mendoj që po, por e kam shijuar kohën në Everton vërtet”. /Gazeta Express/








