Një maçok 6 vjeç është bërë yll internet pasi është bërë maçoku i parë në Itali me dy proteza të këmbëve të pasme pas një aksidenti serioz që e kishte pësuar në rrugë.
Maçokut të quajtur Vito ose Vituzzo iu amputuan të dyja këmbët e pasme pasi ato ia shtypi një veturë në kohën kur pronarët e tij kishin shkuar në muajin e mjaltit.
Pasi e mori lajmin për aksidentin që e kishte pësuar maçoku, çifti ishte kthyer menjëherë në shtëpi.
Raportohet se ky operacion ishte i veçantë, sepse në Itali asnjëherë nuk ii shin vendosur me sukses dy proteza një maceje ose maçoku.
Pas vendosjes së protezave, maçoku Vito tashmë mund të vrapojë përsëri nëpër oborrin e shtëpisë. Ai madje është bërë i famshëm në Instagram dhe Facebook, ku pronarët ia kanë hapur nga një faqe.

Maçoku më herët jetonte me nënën e pronares, por atij iu ndërrua vendbanimi pasi nëna e pronares së tanishme vdiq dhe burri i saj filloi të jetonte me një grua që ishte alergjike ndaj maceve, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.








