Qyteti i Madridit kërkon të zhvillojë një garë në Formula 1.
Ky Çmimi i Madh pritet të bëhet në rrugët qytetase, duke e shtuar numrin e garave të tilla në kalendar. Por vendimi për garën madrilene pritet të merret javën e ardhshme.
Gara nuk do të zhvillohej më në Jarama, por në një pistë të qytetit të ngritur për këtë rast.
E nga viti 2026, Madridi mund të marrë përsipër GP të Barcelonës. Por nuk mund të përjashtohet që Spanja të presë dy gara në të njëjtin sezon.
Madridi mund të presë sërish një Çmim të Madh të Formula 1, duke u rikthyer në këtë sport pas më shumë se dyzet vjetësh.
Në fakt, gara e fundit në Jarama daton në vitin 1981.








