Make up artisti i njohur me origjinë shqiptare, Mario Dedivanovic, ka ndarë me ndjekësit lajmin e trishtë për humbjen e xhaxhait të tij nga koronavirusi.
Përmes një postimi në “Instagam” ai ka shprehur dhimbjen e madhe për këtë humbje dhe se këtë të enjte, xhaxhai përcillet në banën e fundit.
“U prehsh në paqe i ëmbli im Axhi. Të dua! Sot ne përcollëm xhaxhain tim të dashur i cili humbi betejën me Covid-19. Do të më mungosh përgjithmonë!”, shkruan Mario.








