Në T7 në emisionin “Kosova Live”, gjatë një diskutimi për depresionin post-partum dhe periudhën pas lindjes, mamia Razije Musa bëri thirrje për më shumë mirëkuptim ndaj nënave të reja.
Ajo theksoi se presioni nga familjarët, veçanërisht nga vjehrrat, mund ta rëndojë gjendjen emocionale të gruas pas lindjes, duke e penguar rimëkëmbjen fizike dhe psikologjike.
“Një nënë e re ka nevojë për qetësi, dashuri dhe ndihmë jo për kritika e krahasime. Mos i bëni presion, ajo duhet ta marrë veten me kohën e saj,” — u shpreh Musa në Kosova Live.








