Mesfushori kroat mund të largohet gjatë verës nga Barcelona dhe mund të përfundojë tek kampioni aktual anglez
Ivan Rakitic është duke i kaluar muajt e fundit të eksperiencës në Barcelonë, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori kroat nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në Camp Nou dhe gjatë verës pritet të largohet prej aty.
Dhe, interesimi i klubeve të mëdha evropiane për shërbimet e tij nuk po mungon.
Nënkampionin e botës me Kroacinë e duan në Itali, Juve, Milani e Interi, Paris Saint-Germaini në Francë dhe Atletico Madridi.
Por, mediumi spanjoll “Don Balon” sot shkruante se në garë për ish-futbollistin e Sevillës është futur edhe Manchester City.
Rakitic ka kontratë me Blaugrana deri në vitin 2021, por ai nuk pritet ta respektojë atë.
City është i gatshëm t’i shpenzojë 45 minutë euro për mesfushorin kreativ.
Përfaqësuesi kroat i ka zhvilluar 20 ndeshje me Barcelonën këtë sezon. /Gazeta Express/








