Mesfushori francez mund të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni për t' transferuar në Premierligë
Blaise Matuidi është bërë objektiv i klubeve të mëdha angleze.
Portali italian “Calciomercato” shkruan se interesim për mesfushorin e Juventusit kanë shfaqur Manchester Unitedi dhe Arsenali, përcjell Gazeta Express.
Ndërkohë, mesfushorin kualitativ e pëlqen edhe Lyoni.
Futbollisti e vazhdoi së fundmi kontratën për një vit me klubin nga “Allianz Stadium”.
Por, kjo nuk nënkupton se ai nuk mund të largohet nga Torino gjatë verës që vjen.
Matuidi i ka zhvilluar 22 ndeshje me kampionin italian në Serie A këtë sezon. /Gazeta Express/








