Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, ka sjellë një debat super të nxehtë mes Ganiut dhe Mirdonit e Ardit.
Bledi e ka komplimentuar për debatin e sotëm karshi Mirdonit e Ardit, derisa e ka kritikuar për “viktimizim”.
“Loja e jote më ka befasuar sepse ka ardhur drejt rënies, s’je më ai i tre-katër javëve të para, ke ulur ritmin e lojës. Përndryshe, je veshur bukur dhe ke debatuar bukur, dhe uroj që kështu të vazhdosh edhe ditëve tjera, sepse jemi lodhur me viktimizimin tënd, ke qarë më shumë se çdo aktor tjetër në Kosovë”, ka thënë Mane.
Në ndërkohë, Mane ka rezervuar komentet më pozitive për Ardin dhe Mirdonin, të cilët i ka komplimentuar për lojën, sjelljen dhe mënyrën e të debaturit.
Ndiqni videot në linçet e mëposhtme për të kuptuar më shumë detaje nga këto opinione të Manes.








