Prizreni, Gjakova, Peja, Juniku, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica e Prishtina, kanë sjellë spektakël për 7 ditë të karvanit të autobusit të kampionit Robin Krasniqi.
Përkrahje masive nga njerëzit që e duan sportin e boksit, adhuruesit e Robinit dhe atyre që me fanatizëm i qëndruan afër, në sfida e suksese.
Për këtë rrugëtim, karvani gjeti mbështetjen e jashtëzakonshme të dashamirëve të boksit dhe jo vetëm.
Shfaqja e dokumentarit dhe ekspozita, dhuruan emocion e shërbyen si motiv për secilin, duke e pasqyruar Robin Krasniqin si role-model, për të rinjtë dhe tërë shoqërinë.
Në Pejë zbuluam faktin që spektaklit i bashkohet edhe Dafina Zeqiri, kurse detaje tjera për spektaklin po vijnë nga dita në ditë.
10 ditë deri te gongu, zhurma e së cilit do të hap kapitullin e ri të boksit profesionist në Kosovë.








