Volejbolli është një sport mjaft atraktiv, i cili di të sjellë momente emocionuese.
Por, një ndeshje mes dy ekipeve të femrave e ka sjell një maratonë të vërtetë.
Dueli mes Nebraska dhe Kentucky do të mbahet në mend gjatë për “rallyn” që ndodhi në setin e katërt, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, një servë zgjati gati një minutë e gjysmë, me ç’rast nuk munguan shpëtimet dhe kthimet e pabesueshme duke i çuar tifozët në trans.
Në fund, pikën e fitoi ekipi Nebraska.
Për më tepër, këtë maratonë të volejbollit mund ta shikoni dhe ta shijoni në videon më poshtë. /Gazeta Express/








