Të hënën në të gjitha shkollat e Kosovës pritet të fillojë gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2019/20.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencëc dhe Teknologjisë (MASHT), kanë konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e procesit mësimor.
Drejtori i Departamentit të Arsimit Para-universitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu, tha përmes telefonit për KosovaPress, se MASHT në bashkëpunim me të gjitha drejtoritë komunale të arsimit, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të filluar gjysmë vjetorin e dytë, ashtu siç është e paraparë me udhëzimin administrativ dhe kalendarin e vitit shkollor.








