Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se mungesa e transparencës në negociatat LDK-VV ka bërë që mediet të dalin me spekulime prej burimeve të brendshme.
“Nuk po e kuptojmë kush është fajtori”, ka thënë Matoshi.
“Është e padrejtë ajo që po bëjnë LDK dhe VV duke i lënë gazetarët në të ftohtë deri ën shtatë orë. Populli duhet të dijë çfarë po ndodhë dhe kush cka po ofron. Ai duhet të jep vetë mendimin se kush është fajtori”
Ai tutje thotë se njëra parti po përfiton nga kjo mungesë e informacioneve.
“Në krejt këtë lojë LDK del fituese”, tha Matoshi. /Express/








