Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, ka thënë në Pressing të T7 se në mbledhjën e fundit Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur qëndrim duke thënë se posti i kryeparlamentarit është i pakthyeshëm.
“Vetëvendosja në takimin e fundit ka mbajtë qendirm që post ii kryeparlamentarit është i kthyeshëm”, ka thënë Matoshi.
Ndërsa Rron Gjinovci propozimin për ta kthyer VV’ja postin e kryeparlamentarit e ka quajtur hajgare.
“Është hajgare me e kthy tash postin e kryeparlamentarit”, thotë Gjinovci.
Derisa gazetari Buzhala nuk pajtohet lidhur me këtë çështje sepse sipas tij edhe LDK’ja ka ndryshuar qëndrim lidhur me postin e presidentit pas zgjedhjeve.
“Nuk është hajgare sepse edhe LDK’ja tha para zgjedhjeve se nuk diskutojme per postin e presidentit. Ndersa pas zgjedhjeve e lakoi këtë qëndrim”, është shprehur Buzhala.








