Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë shqiptuar 2538 gjoba trafiku.
Gjatë kësaj kohe, njofton policia, janë raportuar të kenë ndodhur 51 aksidente trafiku, ku 31 kanë qenë me dëme materiale, dhe 20 me të lënduar.
Po ashtu, njofton policia, janë arrestuar 46 persona, ku 20 janë dërguar në mbajtje.









