Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur shkurtimisht pas takimit me kryesinë e partisë në të cilën ai udhëheq, raporton Gazeta Express
Mustafa nuk tregoi se çka u diskutua në mbledhjen e kryesisë, por shtoi se ka disponim në LDK që të shihen me liderin e VV-së, Albin Kurti.
“Nëse Kurti na thërret, ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo moment”, deklaroi Mustafa.
Ndryshe, sot është raportuar për një takim në nivel të liderëve, mirëpo ky lajm është mohuar nga dy partitë.
Kurti dhe Mustafa nuk janë parë që nga java e kaluar, kur u konfirmuan edhe një herë dallimet për postin e presidentit. /GazetaExpress/








