Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është mbledhur së fundmi, ndërsa e ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, i ka marrë disa vendime.
Prej tyre, janë miratuar disa raporte dhe draft-plane, ndërsa janë aprovuar pjesërisht disa kërkesa, e plotësisht kërkesa e KB Pejës për të marrë pjesë në Ligën Ballkanike, shkruan “Gazeta Express”.
Në vijim mund t’i lexoni vendimet e marra në mbledhjen e Bordit të FBK-së:
- E ka miratuar Raportin e Aktiviteteve për vitin 2023
- E ka miratuar Raportin Financiar për periudhën Janar – Nëntor 2023
- E ka miratuar Draft Planin e Veprimit për vitin 2024
- E ka miratuar Draft Planin e Marketingut 2024
- E ka miratuar Draft Planin Financiar 2024
- Ka vendosur të hap konkurs për organizim të Final 8 Kupës së Kosovës prej datës 28 dhjetor 2023 deri më 8 janar 2024
- E ka miratuar plotësim ndryshimet në Rregulloren për Financa të FBK-së
- Ka vendosur të shtyjë fillimin e stinorit pranveror në Superliga Femrat
-Ka vendosur t’ia vazhdojë mandatin Zyrtares për Integritet në Sport në FBK, Vlora Brahës (SPOC Person)
- E ka emëruar Adriatik Rracin, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës në pozitën e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm në FBK
- E ka emëruar Driton Obërtincën në pozitën e Koordinatorit të Përfaqësueseve të Reja të Kosovës
- E ka miratuar pjesërisht kërkesën e KB 3x3 Prishtina
- E ka miratuar pjesërisht kërkesën e basketbollistit të Kosova 3x3, Bardh Rexha
- E ka miratuar kërkesën e KB Peja për të luajtur në Ligën Ballkanike
- E ka refuzuar kërkesën e Ligës Ballkanike për delegimin e personave zyrtarë të ndeshjeve nga Kosova.








