Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafa, ka disa orë që janë duke qëndruar në selinë qendrore, ku u tha se është mbledhur kryesia, raporton Gazeta Express
Në fakt, Mustafa nuk e kishte mbledhur kryesinë, por disa deputetë të grupit parlamentar dhe nënkryetaren Vjosa Osmani.
Më vonë, u bë e ditur se Mustafa ka thirrur edhe mbledhjen e kryesisë.
Televizioni T7 raporton se janë parë duke hyrë në zyrat e LDK-së, nënkryetari Agim Veliu, anëtari i kryesisë Haki Rugova si dhe kryetari i degës në Pejë, Gazmend Muhaxheri.
I pyetur nga mediat, Muhaxheri ka ironizuar duke thënë se i ka ftuar zyrtari i LDK-së, Selver Doda. Shkurtimisht, ai tha se nuk e di temën që do të diskutohet.
Mirëpo, Muhaxherin e ka demantuar kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti. Ai u ka thënë mediave se Mustafa e ka thirrur në mbledhje kryesinë. /GazetaExpress/










