Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi po avancon në derbin e kësaj xhiroje ndaj Prishtinës me rezultat 1:0 pas 45 minutash lojë, shkruan “Gazeta Express”.
Golin e epërsisë për vendësit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë e realizoi Edon Sadriu në minutën e 40-të pas asistimit të Muhamet Hysenit.
Ndërkohë, Drenica dhe Drita po barazojnë pa gola, 0:0 pas përfundimit të pjesës së parë përkundër rasteve që i patën dy ekipet.
Kurse, Ferizaj po avancon ndaj Prishtinës së Re me rezultat 1:0 falë golit të Erion Sadriut.
Dita e djeshme ishte e mysafirëve pasi Ballkani e mposhti Malishevën me rezultat të thellë, 5:0 në udhëtim, kurse Dukagjini e mundi Gjilanin po ashtu si mysafir, 2:0. /Gazeta Express








