Ka përfunduar edhe çereku i tretë në ndeshjen e katërt gjysmëfinale, mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Rezultati edhe pas këtij çereku vazhdon të jetë i ngushtë, 64:63, në të mirë të mitrovicasve, shkruan Gazeta Express.
Kujtojmë se Prishtina po udhëheq 2:1 në këtë seri gjysmëfinale.
Kësisoj, skuadra e udhëhequr nga Ahmet Kandemir me një fitore eventuale sot, do t’i bashkohej Pejës në finalen e madhe.
Në të kundërtën, nëse seria gjysmëfinale barazohet në 2:2 nga skuadra e Engin Gençoglu, skuadra finaliste do të vendosej në ndeshjen e pestë. /Gazeta Express/








