Me tri ndeshjet që u luajtën sot, ka përfunduar java e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Përkundër humbjes, Prishtina prin në vendin e parë me 25 pikë, tri më shumë sesa Ballkani në vendin e dytë, shkruan Gazeta Express.
Dukagjini e Drita janë në kuotën e 17 pikëve në pozitat 3 dhe 4, të pasuar nga Llapi me një pikë më pak.
Drenica është e gjashta me 14 pikë, kurse nga 13 kanë Malisheva dhe Ferizaj.
Gjilani është i parafundit me 11 pikë, kurse renditjen e përmbyll Prishtina e Re me shtatë pikë gjithsej.









