Brooklyn dhe Nicola janë çifti më i përfolur i momentit, e ditën e djeshme Brooklyn ia kishte uruar përvjetorin e tyre të parë Nicola-s përmes disa fotove mjaftë intime në llogarinë e tij në Instagram.
Këta të fundit shfaqen në vaskë duke u puthur, e përkrahë këtyre dy fotove ai ka shkruar edhe diçka super të bukur: “Gëzuar përvjetorin e parë, zemër. Jam njeriu më me fat që të kam në krah. Mezi po pres të plakem me ty dhe të krijojmë familje. Të dua shumë.”
Brooklyn para disa muajve zyrtaroi lidhjen e tyre me fejesë duke e çuar kështu lidhjen e tyre në një stadë krejt tjeter.
Të dy kanë filluar të mendojnë edhe për martesën dhe duket se kanë menduar gjithçka në detaje.
Megjithatë një lajm i papritur ka ardhur pak ditë më parë nga mediat britanike që shkruajnë se ata kanë vendosur të shtyjnë martesën e tyre për një datë më të arsyeshme, kjo për shkak pandemisë.
Pasi qe ndodhemi në kohë pandemie edhe në dasmë, sipas mediave britanike lejohen vetëm 15 vetë, kjo si duket është edhe një arsye më e fortë pse çifti kanë shtyrë ditën më të lumtur të tyre.
21 vjeçari ka menduar se do të bëjë dy dasma me aktoren 25 vjeçare, sepse mendojnë të kurorëzohen në të dyja anët e atlantikut.
Nga ana tjetër ata kanë fituar më shumë kohë për përgatitjet. Thuhet se Brooklyn po mendon që të gjithë organizimin ta realizojë brenda familjes dhe dy vëllezërit e tij Romeo e Cruz do të jenë shoqëruesit e tij.
Ndërkaq një mikë i Brooklyn ka treguar se ai është shumë i dhënë pas familjes.
Martesa e çiftit pritet të jetë ndër ceremonitë më të bukura dhe më të famshme të vitit 2021, e poashtu Brooklyn ka shtuar se ai do ia besoj vetëm familjes së tij planifikimin e ceremonisë./Gazeta Express/








