Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka konfirmuar se është në bisedime që meçin e radhës ta zhvillojë në Shqipëri.
29-vjeçari tha se mezi po pret të rikthehet për një ndeshje në Shqipëri dhe ta shoh atmosferën plotë me flamura kuq e zi, shkruan Gazeta Express.
Boksieri nga Lushnja së fundmi mbrojti titullin e kampionit në kategorinë velter në IBF, pasi fitoi me nok-aut ndaj Chris Jenkinsit.
Menjëherë pas këtij meçi, Marku e kërkoi meçin ndaj Amir Khanit.
Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë kundërshtari i radhës i boksierit shqiptar dhe se ku do të zhvillohet meçi i tij i radhës. /Gazeta Express/








