Melisa është e fundit nga banoret që u largua nga Big Brother Vip Kosova.
Pas daljes, këngëtarja pati fjalë për të gjithë banorët që kanë mbetur akoma brenda shtëpisë më të madhe në vend.
Në deklarimin e saj, ajo pati në përgjithësi fjalë të mira për secilin banorë, por edhe kritika për disa prej tyre.
Për Vedatin, Melisa tha se e pret jashtë që t’i kërkojë falje dhe të sqarohet me të për debatin e fundit që patën.
Ndërsa, Julianës i tha: “Xhulit i them ta kam inatin dhe vazhdoj ta kem inatin”.
Për të parë mesazhin e plotë ndiqni videon më poshtë.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.








