Si çdo vit tjetër edhe këtë herë ''New born'', ka ndryshuar pamje.
Ideatori i këtij monumenti historik që simbolizon pavarësinë e Kosovës, FIsnik Ismaili ka zbuluar në #Gjesi dizajnin dhe kuptimin që bart këtë vit.
Fisi që në orët e hershme të mëngjesit ishte pranë ''New Born''-it, i cili për herë të parë në këto 17 vjet për pavarësi ishte i mbuluar nga bora.
Fisi për gazetaren Era Haxhiu zbuloi se këtë vit dizajni ka të bëjë me inteligjencën artificiale.








