Deri 3 orë e 40 minuta janë pritjet e gjata për të dalë nga Kosova prej pikës kufitare në Merdare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar para pak minutash skemën e pritjeve.
“Në Merdare pritjet janë 3 orë deri në 3 orë e 40 minuta për të dalë nga Kosova”, thuhet në njoftim.
Për të hyrë në Kosovë, pritjet janë 5 deri 10 minuta.








