Gazeta Express
  • Lajme
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Te tjera
    • Lajme

      ShqipëriMaqedoniFoleja.comImpresum
    • Sport

      BasketbollFutbollSporte tjeraBokseSPORTSEuro 2024
    • OP/ED

      Shkurt e Shqip
    • Rozë

      MuzikeTV/FilmYjet
    ☰

Edicioni

KosovëShqipëriMaqedoni
T7Foleja
T7
Gazeta Express
T7
Foleja
  • Lajme
  • Aktuale
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Shneta
  • Facebook
  • Instagram
  • X
  • YouTube
  • TikTok

Ky portal mirëmbahet nga Gazeta Express sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

All rights are reserved, Gazeta Express 2025

Lajme

A do t'i kthejë Gjermania rreth 800 mijë refugjatë sirianë - ky është propozimi i Kancelarit Merz

Gazeta Express

5 Prill 2026 18:34

Shpërndaje
2min
FacebookTwitterWhatsAppEmail
A do t'i kthejë Gjermania rreth 800 mijë refugjatë sirianë - ky është propozimi i Kancelarit Merz

Kancelari Friedrich Merz deklaroi pas takimit me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa se "në perspektivën e tri viteve të ardhshme rreth 80% e sirianëve që qëndrojnë aktualisht në Gjermani duhet të kthehen në atdheun e tyre". Ai u shpreh pra pro përshpejtimit të riatdhesimit të mbi 950.000 sirianëve, që kanë ardhur kryesisht me krizën e refugjatëve 2015-2016.

Përparësi kanë personat pa leje qëndrimi të vlefshme dhe "grupi problematik i sirianëve me rekorde kriminale". Gjermania do të investojë këtë vit mbi 200 milionë euro për rindërtimin e Sirisë. Por të martën, Merz-i e sqaroi deklaratën e kthimit të 80% të sirianëve. Tha se shifra e kishte burimin tek Presidenti sirian.

A realizohet dot, nga ana ligjore dhe praktike, riatdhesimi i kaq shumë njerëzve brenda pak kohe? Për tre vjet, çdo ditë do të duhej të ktheheshin 730 vetë. 250.000 sirianë kanë tani nënshtetësi gjermane, 70.000 me leje qëndrimi të pakufizuar. Vullnetarisht, për 1 vit, megjithë financimin nga Gjermania, janë kthyer rreth 3.600 sirianë.

Al-Sharaaja shprehu "mirënjohje të thellë" ndaj "qeverisë gjermane e popullit gjerman, që u hapën dyert më shumë se një milion sirianëve, që u mundësuan atyre këtu siguri - dhe që të rindërtojnë, jetët e tyre të shkatërruara". Ai shprehu shpresën që kompanitë gjermane të sjellin ekspertizë në Siri. Kërkoi investime e partneritet.

Reagimet për deklaratën e kthimit, qenë të përziera: SPD paralajmëroi se pritshmëritë e kthimit nuk përmbushen, E Majta, parti e ekstremit të majtë, tha se kjo "ushqen fantazitë e AfD-së për deportim masiv", ndërsa AfD-ja, partia populiste e djathtë e kritikoi shifrën si "të vonuar".

Përfaqësues të komunitetit mjekësor gjerman paralajmëruan mungesa në kujdesin shëndetësor: sirianët janë grupi më i madh i mjekëve të huaj në spitalet gjermane: me mbi 5.700 mjekë.

Avokatia siriane Nahla Osman i tha DW se deklarata ngjall dëshpërim dhe zemërim, dhe duket "më shumë si sinjal politik i brendshëm, në kontekstin e rritjes së AfD-së, sesa strategji e zbatueshme". /DW Shqip

20:45
Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
20:31
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"
20:18
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot
20:01
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar
19:43
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar
19:04
Del jashtë funksionit një transformator, zona e Ferizajt mbetet pa rrymë, KOSTT thotë se punojnë për ta kthyer
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
18:51
Vjosa Osmani me Sokol Halitin e LDK'së në Smirë të Vitisë për inaugurimin e shtatores së heroit Mirali Sejdiu
20:36
“Gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit, historik i guximit e vendosmërisë”, Haxhiut i vjen edhe një lëvdatë nga bashkëpartiakët
20:52
Kossev: I arrestuari nën dyshimet për krime lufte në Kaçanik është ish-polic serb
20:55
Fisnik Asllani flet për interesimin e Barcelonës

të ngjashme

Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Lajme
4d më parë

Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Lajme
4d më parë

Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Lajme
4d më parë
FacebookTwitterWhatsAppEmail

Të Tjera

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

4d më parë
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Lajme
4d më parë
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Sport
4d më parë
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Lajme
4d më parë
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Lajme
4d më parë
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Lajme
4d më parë
“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

Lajme
4d më parë
Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Lajme
4d më parë