Banorja e Big Brother VIP Kosova, Suanita e ka hapur zemrën para “Vëllait të Madh”, duke bërë rrëfimin e jetës.
Ajo ka treguar për dhimbjen e saj si fëmijë në kohën e luftës së fundit në Kosovë.
Gjatë kësaj kohe, ajo gjithashtu këndoi edhe hitin e këngëtares së njohur, Leonora Jakupi “A vritet pafajësia”.
Suanita tregoi edhe për fejesën që zgjati katër vjet dhe ndarjen që ndodhi më pas.
Pas kësaj, ajo u shpreh se babai nuk i ka folur rreth tre muaj, ku gjatë kësaj periudhe nuk e ka takuar familjen.
Suanita foli edhe për një periudhë të vështirë në jetën e saj, ku tregoi se është përballur edhe me depresion.
“Ka qenë periudhë shumë e vështirë, rash në një depresion shumë të thellë, humba arsyen pse jetoj”, u shpreh ajo./Klankosova.tv








