E refuzoi Barcelonën disa muaj më parë sepse do një projekt të nisë nga zero ku ai merr vendime për të bërë skuadrën
Xavi Hernandez tashmë publikisht e ka pranuar se është i gatshëm për t’u ulur në stolin e Barcelonës.
Por pse tani e thotë këtë Xavi e nuk pranoj vetëm 2 apo 3 muaj më parë? Epo është shumë e thjeshtë, ai nuk donte të rrezikonte me një skuadër në gjysmë të sezonit.
Xavi do të nisë gjithçka nga e para, të shesë dhe të blejë lojtarë vet gjatë verës dhe të ketë kohë së paku një muaj për t’u përgatitur për edicionin e ri dhe natyrisht, këtë edhe është rrugës për ta arritur.
“Ia kam bërë të qartë Barcelonës se veten e shoh në një projekt që nis prej zeros dhe në të cilin vendimet i marr unë”, zbuloi ai, duke konfirmuar kështu se për këtë i tha jo Barcës muaj më parë, të cilët më pas ulën në stol Quique Setién.
Ky veprim i Barcelonës tregoi qartë se Quique Setién, një trajner jo me bagazhin e duhur për të drejtuar Barcën, do të jetë vetëm përkohësisht në stolin e katalunasve dhe tani këtë e vërteton Xavi që thotë “Jam gati për të drejtuar Barcelonën”.
Në Spanjë tashmë janë të bindur, 99% Xavi do të ulet në stolin e Barcelonës nga sezoni i ardhshëm. /Gazeta Express/








