Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi të martën pasdite në rajonin e Timishoarës, në Rumani, duke shkaktuar vdekjen e 7 tifozëve të PAOK-ut dhe plagosjen e rëndë të 3 të tjerëve.
Sipas mediave greke, një 55-vjeçar që jetonte në Larisa ka pësuar arrest kardiak, pasi mësoi për lajmin tragjik, ku mes viktimave ishte dhe një mik i tij.
Ai ishte një nga tifozët e zjarrtë të PAOK, ndërsa në ditët në vijim kishte planifikuar të kryente një ndërhyrje në zemër, pasi kishte probleme prej disa kohësh.








