Lionel Messi është titullar dhe do të luajë ndeshjen e 43-të në karrierë kundër Real Madridit.
Kështu, ai ka kaluar legjendën Xavi Hernandez si lojtari i Barcelonës me më së shumti paraqitje në ‘El Clasico’, raporton Gazeta Express.
Kjo El Clasico është një ndër më interesantet e viteve të fundit pasi luhet për titull kampioni, edhe pse pas kësaj ndeshje do të mbesin edhe shumë sfida deri në fund të kampionatit.
Aktualisht, Barca prin me 55 pikë në La Liga, Reali i dyti me 53 pikë.
??MESSI supera a XAVI como jugador del BARÇA con más Clásicos disputados (4⃣3⃣).
¡Arrancamos a las 20:30h en DIRECTO en YouTube #ChiringuitoInside! https://t.co/FrzWBmsIno pic.twitter.com/ZkDzedtzmk
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) March 1, 2020








