Lionel Messi tregoi sërish pse është lojtari më i madh në histori.
Ylli argjentinas shënoi hat-trick spektakolar në fitoren 5-2 të Inter Miami ndaj Nashville SC, duke e dërguar skuadrën në “playoff”-et e MLS Cup dhe duke vulosur pothuajse “Golden Boot”-in e sezonit me 29 gola në 28 ndeshje.
Pas një pjese të parë të vështirë, Messi mori përsipër gjithçka: gol nga distanca, penallti dhe një goditje e harkuar që kompletoi tripletën. Trajneri Javier Mascherano e përshkroi si “të jashtëzakonshëm, si gjithmonë”, ndërsa Inter siguroi vendin e tretë në Konferencën Lindore.
Në raundin e parë të “playoff”-it më 24 tetor, Miami do të përballet sërish me Nashville, me Messin që synon t’i dhurojë klubit të tij të parë amerikan një sezon historik.








