Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Mal të Zi, nismën për minishengenin ballkanik dhe qasjen e Shqipërisë ndaj Serbisë.
“Më shqetëson se shoh mijëra qytetarë serb që dalin para Ambasadës së Malit të Zi në Beograd duke kërcyer thonë është i sharë, kush nuk kërcen është shqiptar. Pas ca ditësh dëgjojmë se ajo që ndodhi me ligjin me fetë në Mal të Zi mund të ndodhë dhe në Kosovë”, ka thënë ai.
“Jam për marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet, përfshirë Serbinë mbi bazën e partneritetit dhe respektit. Nuk kemi pse ta vëmë në pozitë të vështirë Vuçiç që t’i kërkojmë të dënojë masakrat dhe gjenocidin e Reçakut por të mos provojë dhe të thotë Reçaku ishte shpikje e Ambasadorit amerikan. Vjet në kohën që flitej për zgjidhje përfundimtare qoftë edhe me korrigjim të kufirit, presidenti i Serbisë deklaroi në Mitrovicë se Millosheviçi ishte udhëheqës i madh, kishte qëllime të mira pavarësisht se nuk i realizoi dot”, ka shtuar Meta në Tempora.








