Miami e ka fituar përballjen e parë me Bostonin në finale të Konferencës në NBA.
Heat triumfuan me rezultat 123:116 (28:30, 29:36, 46:25 e 20:25), në një ndeshje mjaft interesante të zhvilluar në “TD Garden”.
Çereku i tretë ishte vendimtar në triumfin e Miamit, pasi e fitoi atë me 21 pikë dallim, shkruan “Gazeta Express”.
Nga ana tjetër, Celtics nuk iu mjaftuan fitoret në tre çerekë lojë.
Jimmy Butler ishte hero i Miamit me 35 pikë të realizuara, kurse 20 i shtoi Bam Adebayo.
Ndërkaq, tek Bostoni, Jauson Tatum i shënoi 30 pikë, derisa Jaylen Broën i shtoi 22 sosh.
Miami e krijoi një epërsi prej 1-0 në serinë e “finales së vogël”, por që ka rrugë të gjatë përpara për ta prekur “finalen e madhe”. /Gazeta Express/








