Kurioziteti i javës në basketbollin kosovar vjen nga ndeshja mes Istogut dhe Trepçës.
Mitrovicasit e fituan bindshëm këtë sfidë, ndërsa njëri prej lojtarëve më të mirë të ndeshjes ishte Mikaile Tmusiq, shkruan “Gazeta Express”.
Basketbollisti i Kosovës e kishte indeksin 19, apo të tretin më të mirë nga ana e mitrovicasve, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.
Sidoqoftë, Tmusiq e shënoi vetëm një pikë në këtë ndeshje, por dha kontribut të madh për bashkëlojtarët.
Mikaile kishte dyshifror të dyfishtë me 11 kërcime e 14 asistime.
Ai shtoi edhe dy topa të vjedhur. /Gazeta Express/









