KB Trepça është përforcuar edhe me një tjetër basketbollist të huaj. Bëhet fjalë për Mike Edwards, i cili është zyrtarizuar sonte nga “Xehtarët”.
Qendra e re te mitrovicasit vije nga Rusia, atje ku së fundmi kishte luajtur te Dinamo Vladivostok.
Amerikani është i gjatë 206 centimetra. Ai te skuadra ruse luajti me mesatare prej 11.2 pikëve e 6.2 kërcimeve, shkruan Gazeta Expres.
Kujtojmë se KB Trepça dje zyrtarizoi edhe organizatorin amerikan, Rodney Porvis.
“Xehtarët” së fundmi fituan trofeun e Kupës së Kosovës në basketboll, teksa tani janë duke synuar edhe titullin e kampionit. /Gazeta Express/








