Miku i Labinot Rexhës ka reaguar ashpër lidhur me trajtimin që, sipas tij, po i bëhet këtij të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ai ka deklaruar se Labinoti po sulmohet vazhdimisht, ndërsa banorë të tjerë, si Elijona, sipas tij, kanë persona që i mbrojnë dhe luajnë “jashtë” për ta.
“Ka banorë që kanë njerëz të tyre jashtë shtëpisë. Për shembull, Leonora si opinioniste. Ndërsa Labinotin nuk e mbron askush – as produksioni, as moderatorët,” ka thënë ai.
Sipas tij, kur veprime të njëjta bëhen nga banorë të tjerë, ato harrohen shpejt, ndërsa tek Labinoti trajtohen ndryshe, duke e cilësuar këtë si padrejtësi të hapur.
Për më shumë, ndiqni videon:








