Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, është i mendimit që Driloni është një lojtar me super strategji brenda shtëpisë.
Zeka thotë se Driloni e ka testuar vetëm jetën e Sarës, kundrejt të tjerave që nuk e ka bërë.
“Unë mendoj që lojtar me një super strategji brenda prej fillimit është Driloni, është testim. Është e vetmja femër brenda ku Driloni kaherë e ka pyetur ‘a kishe ardhur në Gjermani?’ E ka testuar jetën e Sarës dhe është diçka pozitive”, u shpreh Milaimi.








