Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Milanit dhe Napolit, e vlefshme për javën e pestë në Serie A.
Napoli aktualisht është lider me 12 pikë, aq sa ka edhe Roman në vendin e dytë, por me një ndeshje më shumë të luajtur.
Në anën tjetër, Milan është në vendin e katërt me nëntë pikë dhe mund të marrë primatin në rast fitoreje sonte.
Formacionet zyrtare:
Milan: Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Estupinan; Pulisic, Gimenez
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Marianucci, Juan Jesus, Gutierrez; Lobotka; Politano, Anguissa, De Bruyne, McTominay; Hojlund








