Skuadra e Atletico Madridit ka kaluar nëpër një rimodelim të thellë gjatë dy verave të fundit, dhe kjo verë mund të sjellë ndryshime të tjera.
Një nga lojtarët e tyre kyç gjatë rrugëtimit në Ligën e Kampionëve dhe La Liga mund të lërë klubin gjatë verës.
Vitën e kaluar, Jose Maria Gimenez ishte një nga lojtarët për të cilët Atletico do të kishte konsideruar ofertat, nëse do të kishte ardhur një propozim i duhur për uruguajanin.
Thuhej se kishte disa interesime nga Arabia Saudite, por asgjë nuk u realizua. Këtë verë ai mund të tërheqë vëmendje të mëtejshme nga klube të tjera.
Sipas “Diario AS”, gjigantët e Serie A, AC Milan, janë të interesuar të nënshkruajnë me Jose Maria Gimenez gjatë verës.
Thuhet se Drejtori Sportiv Igli Tare e admironte atë dhe mendon se të sjellësh një lojtar me përvojë të lartë, me çmimin që do të kushtonte, do të ishte një lëvizje e mirë.
Raportohet se Milan nuk ka kontaktuar ende kampin e tij dhe do të veprojë vetëm pasi të arrijë një marrëveshje me Atletico, por ata mendojnë se një marrëveshje mund të arrihet për më pak se 30 milionë euro. 31-vjeçari ka edhe dy vjet kontratë këtë verë.
Nëse do të largohej, Gimenez do ta bënte këtë vetëm pas Botërorit, në korrik.
Pas 12 vitesh tek Atletico, ai gjithashtu dëshiron të largohet në marrëdhënie të mira nëse do të ndodhë. Nuk ka asnjë shans që ndonjë transferim të realizohet gjatë janarit.
Gjatë dy sezoneve të fundit, Atletico ka nënshkruar tre mbrojtës qendrorë dhe ka konvertuar Marc Pubill në qendër-mbrojtës.
Janë shpenzuar mbi 65 milionë euro për David Hancko dhe Robin Le Normand, ndërsa Clement Lenglet erdhi si lojtar i lirë.
Përveç problemeve të lëndimeve që kanë ndjekur Gimenez, kjo mund të sugjerojë se ata po përgatiten për jetën pas veteranit uruguajan./GazetaExpress/








