Milani nuk arriti të fitojë përsëri, pasi Atalanta mori barazimin e pestë radhazi në Serie A, me golin e Ademola Lookman që anuloi avantazhin e hershëm të Samuele Ricci.
Atalanta ishte skuadra e vetme ende e pamposhtur në kampionat, por me vetëm dy fitore dhe katër barazime radhazi. Giorgio Scalvini dhe Mitchel Bakker munguan, ndërsa në sulm u aktivizuan Ademola Lookman dhe Charles De Ketelaere, të mbështetur nga Mario Pašalić.
Në kampin kuqezi, Milani vinte pas humbjes së kreut me barazimin 2-2 ndaj Pisës. Ruben Loftus-Cheek u rikthye në stol, ndërsa Christian Pulisic, Adrien Rabiot, Pervis Estupiñán dhe Ardon Jashari ishin të dëmtuar.
Milani kaloi në epërsi herët: pas një këndi, Honest Ahanor largoi topin deri në vijën e 16 metrave ku Samuele Ricci gjuajti me gjysmëvollej; topi u devijua nga Ederson dhe e mashtroi plotësisht portierin Marco Carnesecchi.

Atalanta reagoi, por humbi kapitenin Marten de Roon për shkak të një problemi muskulor — u zëvendësua nga ish-lojtari i Milanit, Marco Brescianini.
Ederson testoi Mike Maignan me një gjuajtje nga distanca, ndërsa Ahanor humbi një rast të pastër nga afër.
Barazimi erdhi falë golit të parë të Lookman që nga “rebelimi” i verës. Ai mori një pasim të shkëlqyer nga Pašalić, kontrolloi dhe goditi fuqishëm me të majtën në trekëndësh, pa i lënë asnjë shans portierit.

Në pjesën e dytë, Christopher Nkunku zëvendësoi një Rafael Leao të zbehtë, ndërsa Santiago Giménez u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.
Alexis Saelemaekers humbi një rast të artë, pasi në vend që të godiste vetë, tentoi të pasonte për Nkunku dhe aksioni u prish.
Në fund, Davide Zappacosta ishte pranë golit me një goditje spektakolare nga distanca, por Maignan reagoi shkëlqyeshëm, duke e devijuar topin me majë të gishtave mbi traversë.

Në minutat e fundit, Matteo Gabbia bllokoi një tentativë të ish-shokut të skuadrës, Yunus Musah, duke ruajtur rezultatin 1-1.
Me këtë pikë, Milani shkon në kuotën e 18-të pikëve në tabelë, duke zënë pozitën e tretë në tabelë.
Ndërkohë, Atalanta është e shtat me 13 pikë të tubuara./GazetaExpress/








