Boadu ka rënë në radarin e Milanit.
“Calcio Mercato” raporton se Milan është duke e monitoruar me shumë kujdes sulmuesin e AZ Alkmaar, Myron Boadu, të cilin do të tentojë ta transferojë gjatë verës.
Klubi italian është i bindur se përmes super agjentit, Mino Raiola, do të arrijë të rrëmbejë 19-vjeçarin e talentuar.
Boadu ka kontribuar me 20 gola dhe 13 asiste në të gjitha garat për AZ deri më tani këtë sezon. /Gazeta Express/








