“Rossoneri” synojnë ta transferojnë mesfushorin me përvojë, i cili do të largohet nga Manchester City
David Silva do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.
Mesfushorit me përvojë do t’i skadojë kontrata dhe palët nuk e kanë ndërmend ta vazhdojnë më bashkëpunimin.
Për ish-përfaqësuesin spanjoll flitet se mund të transferohet në kampionatin amerikan të futbollit, ku e do klubi i David Beckhamit, Inter Miami.
Mirëpo, së fundmi duket se në garë për 34 vjeçarin është futur edhe Milani.
E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shkruan se “Rossoneri” tashmë janë takuar me menaxherin e Silvas, për ta diskutuar një transferim të tij të mundshëm në San Siro.
Silva ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit. /Gazeta Express/








