Milani po mendon qysh tash për pasardhësin e sulmuesit suedez, i cili pritet të largohet nga “San Siro”
Eksperienca e Zlatan Ibrahimovicit pritet të marrë fund gjatë verës.
Sulmuesi suedez nuk e ka pritur aspak mirë largimin e drejtorit Zvonimir Boban dhe i ka bërë valixhet gati për t’u larguar edhe vetë.
E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Milani po mendon qysh tash për pasardhësin e 38 vjeçarit, përcjell Gazeta Express.
Në mendjen e “Rossoneri” është sulmuesi i Napolit, Arek Milik.
Futbollisti polak po shkëlqen këtë sezon me ekipin e Gennaro Gattussos.
Napoli megjithatë nuk do ta shiste lojtarin për një shifër më të ulët se 40 milionë euro.
Ndërkohë, Milani në këmbim mund ta ofrojë mesfushorin turk, Hakan Calhanoglu.
Në listën e preferencave të Kuqezinjve është edhe sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic. /Gazeta Express/








