Ajo u bë e njohur për publikun kosovar, pasi u zgjedh Miss Kosova.
Por, siç duket, Blerta Veselin do ta shohim edhe në ekran, në një klip më saktësisht.
Ajo në Instastory ka hedhur një video ku shihet duke montuar një sekuencë, por nuk tregoi më shumë detaje. Siç duket, do jetë pjesë e klipit të reperit Majk.
Madje, Blerta dhe Majk janë përfolur tash e sa kohë për një lidhje të mundshme. Sidoqoftë, se ku do e shohim Blertën, e kuptojmë së shpejti.












